Vesti i događaji - Arhiva

28-07-2023

Nën moduli: Kodi Penal: pjesa e përgjithshme, sesioni i parë- Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale

Më 28 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtrët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i bashkëpunimit, kushtet dhe karakteristikat për ekzistimin e tij, bashkëkryerja e domosdoshme, kryesi indirekt dhe përgjegjësia dhe ndëshkimi i bashkëkryerësve

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Objavi :