Vesti i događaji - Arhiva

04-09-2023

Nën moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i parë: Dispozitat e përgjithshme që e karakterizojnë procedurën penale ndaj të miturit

Më 04 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Qerkini, prokuror në Prokurorin në Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: mosha e përgjegjësisë penale, parimi i konfidencialitetit dhe Oportuniteti, mos gjykimi në mungesë i të miturit, kompetencat e prokurorit dhe gjyqtari për të mitur.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Objavi :