Vesti i događaji - Arhiva

18-09-2023

Nën moduli: Masat e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurën penale, sesioni i dytë: Ndalimi i të pandehurit për t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar, obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor dhe dorëzania

Më 18 shtator 2023 , Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: ndalimi i të pandehurit pet t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar dhe obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Objavi :