Vesti i događaji - Arhiva

13-10-2023

Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i dytë: Paraburgimi

Më 13 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoçaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: paraburgimi për personat me çrregullime mendore, caktimi i paraburgimit ndaj të miturit me çrregullime mendore, kushtet e veçanta që duhet plotësuar për të caktuar paraburgimi ndaj një personi me çrregullime mendore, pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit, zbatimi i procedurës për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, vendimet gjyqësore dhe shqiptimi dhe llogaritja e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29  gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Objavi :