Më 24-25 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me CRPK/UNHCR, janë duke realizuar Trajnimin me temë “Shtetësia dhe statusi i personave pa shtetësi-sipas legjislacionit vendor dhe ndërkombëtarë”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit; z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë; z. Mentor Seferi , Koordinator në CRPK-së / Partner i UNHCR.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me karakteristikat e legjislacionit vendor që kanë të bëjnë me statusin e personave pa shtetësi.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë si dhe bashkëpunëtorë profesional.
24-10-2023