Me 05-06 Dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Krimi Kibernetik dhe kriptovalutat – Sesioni III”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Ikramije Bojaxhiu, Prokurore në Prokurorinë e Apelit dhe z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike, ne Policinë e Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi me Krimi kibernetik si vepër penale në legjislacionin e brendshëm, procedura dhe praktika në lidhje me provat elektronike, Bitcoin 101 – Adresat, çelësat dhe transaksionet.
Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit Themelor, ekspert PSRK dhe bashkëpunëtor profesional.
05-12-2023