Vesti i događaji - Arhiva

21-12-2023

Aspektet më të rëndësishme të Sekuestrimit\Konfiskimit të pasurive, sipas sistemit ligjor në Shqipëri dhe Kosovë

Më 20 dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  projektin regjional  "Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e kthimit të pasurive" , implementuar nga AIRE Centre dhe RAI Secretariat, mbështetur nga Qeveria Britanike, janë duke realizuar seminarin  online përmes platformes zoom me teme “Aspektet më të rëndësishme të Sekuestrimit\Konfiskimit të pasurive, sipas sistemit ligjor në Shqipëri dhe Kosovë.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë:  Gjyqtari Sandër Simoni, Gjykata e Lartë e Shqipërisë dhe Shqipdon Fazliu, prokuror, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Koordinator Nacional për Krimin Ekonomik.

Qëllimi i këtij seminari është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me aspektet kritike të konfiskimit të pasurive, duke ofruar njohuri të vlefshme dhe duke nxitur diskutime mbi standardet ndërkombëtare, procedurat hetimore dhe kompetencat gjyqësore në lidhje me proceset e konfiskimit të pasurive.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar, prokuror  nga Kosova dhe Shqipëria.

Objavi :