Vesti i događaji - Arhiva

21-03-2018

Trajnim praktik për gjyqtarët e sapo emëruar në Burgun e Sigurisë së Lartë

Më 21 Mars 2018, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar, ka realizuar trajnimin praktik në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarët e sapo emëruar të njoftohen me rolin, punën si dhe  përgjegjësit që janë të parapara për Burgun e Sigurisë së Lartë.

Në kuadër të kësaj vizite, Drejtori i Burgut prezantoi një historik të shkurtër të themelimit, strukturën e organizimit dhe funksionimit të tij, pastaj theksoi edhe aktivitetet e ndryshme të cilat i kanë në dispozicion të dënuarit, duke filluar nga fushat sportive, sallat e rekreacionit, salla e fitnesit si dhe sallat e leximit - bibliotekën. Gjatë elaborimit rreth të dënuareve Drejtori potencoi se në Burgun e Sigurisë së Lartë janë duke e vuajtur dënimin kryesisht të denuar për vepra të rënda penale si: vrasje, krimi i organizuar, krimet e luftës, terrorizëm etj, pra vepra të rënda penale me mbi 15 vite dënim.

Gjyqtarët e sapo emëruar u ndan në dy grupe me stafin e qendrës ku vizituan ambientet e institucionit, kushtet dhe aktivitet që i ofron ky institucion.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e sapo emëruar, gjenerata e VI-të e PTF-së.

Objavi :