Tryezë pune për stafin e IGJK-së
Më 30-31 maj 2012, në Bogë - Pejë, Instituti Gjyqësor i Kosovës realizoi një tryezë pune për stafin me fokusim në hartimin e raporteve, rregullave për publikime si dhe identifikimin e sfidave së bashku me rekomandimet për tejkalimin e tyre.
Qëllimi i trajnimit ishte që stafi të avancoj shkathtësitë e shkrimit të raporteve të ndryshme, të identifikojë sfidat e punës dhe idetë për tejkalimin e tyre si dhe të bëjë propozime për promovim të aktiviteteve të IGJK-së. Gjatë këtij trajnimi githashtu u hartua udhëzimi për publikimet e IGJK-së, dhe u punua rreth klasifikimit të pozitave të stafit të IGJK-së.
Kjo tryezë u kombinua me ushtrime në grupe dhe ide kreative lidhur me publikimet e IGJK-së.
Nga trajnimi i organizuar ata që përfituan ishin vetë stafi i IGJK-së.
31-05-2012