PVAL
Tryezë e diskutimeve: Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale dhe bashkëpunimi kriminal
Më 5 qershor 2012 IGJK ka realizuar tryezën e lartpërmendur nga lëmia penale. Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në kryerjen e veprës penale, bashkimin kriminal, shtytjen dhe ndihmën me rastin e kryerjes së veprës penale.
Objektivat e këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit të jenë në gjendje që të:
- dallojnë se kur kemi të bëjmë me ndihmë, shtytje dhe bashkim kriminal;
- njihen me përgjegjësinë penale të personave kur vërtetohet se kanë kryer vepër penale në bashkëpunim;
- zbatojnë si duhet në praktikë dispozitat e Kodit Penal që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në kryerjen e veprës penale.
Ky sesion trajnues trajtoj çështjet problematike rreth unifikimit të zbatimit të dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me kryerësit e veprës penale që mund të veprojnë me dashje direkte, me dashje eventuale ose nga pakujdesia qofshin si bashkëkryerës, shtytës apo ndihmës.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar dhe prokuror nga të gjitha regjionet e Kosovës.
05-06-2012