Vesti i događaji - Arhiva

11-01-2011

Tryezë pune me Trajnues: Programi i IGJK-së

Instituti Gjyqësor i Kosovës ( IGJK ), më 11 janar 2011, organizoi  dy tryeza pune me ekspertët nga lëmia civile dhe penale  me temë ”Angazhimi dhe caktimi i ekspertëve në aktivitetet trajnuese në funksion të realizimit të Programit të Vazhdueshëm të IGJK-së për vitin 2011”. Qëllimi i kësaj tryeze  ishte  angazhimi dhe  propozimi i ekspertëve për aktivitetet trajnuese që do të mbahen nga IGJK, në lëmin civile dhe penale për vitin 2011. Gjithashtu në fokus ishin edhe aspektet e ndryshme organizative me të cilat po ballafaqohet IGJK dhe ekspertët në përgatitjet e tyre për trajnime. Pjesëmarrës të kësaj tryeze pune ishin trajnues gjyqësor të IGJK-së  (gjyqtarë me përvojë, avokatë, dhe profesor të Fakultetit Juridik), të cilët zbatojnë trajnimet e Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor.

Objavi :