Vesti i događaji - Arhiva

21-11-2018

Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetik

Më 21-22 nëntor  2018, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me temë “Program i specializuar trajnimi në forcimin e kapaciteteve profesionale në luftimin e krimit kibernetik”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetik; Skemat e kurdisjes së ofertave; Mundësitë e ndjekjes së suksesshme të e-krimit ndërkombëtar dhe krimit kibernetik.”   

Përfitues në  këtë trajnim janë:  Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore dhe të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, zyrtarë policor të departamenteve përkatëse për luftimin e krimit kibernetik.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :