Vesti i događaji - Arhiva

29-11-2018

E drejta në prone: Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut

Më 27 nëntor  2018, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID janë duke realizuar  trajnimin me temë “E drejta në prone: Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut ”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Hyrje në Nenin 1 të Protokollit 1: Tri rregullat e nenit, mënyra e vlerësimit të shkeljeve nga Gjykata; Vazhdim i sesionit të parë: pranueshmëria e kërkesës; Pasuria dhe pritja legjitime; Ndërhyrjet në gëzim paqësor të pasurisë Proporcionaliteti dhe arritja e baraspeshës së drejtë; Problematikat e rajonit: rastet nga vendet e Ballkanit Perëndimor, fokus mbi rastet e shpronësimit dhe rikthimit te pasurisë.

Përfitues në  këtë trajnim janë:  Gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional nga Divizioni Civil nga Regjioni i Gjilanit dhe Ferizajit.  

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :