Vesti i događaji - Arhiva

07-02-2019

I pandehuri në procedurën penale

Më datë 07.02.2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët sapo emëruar (gjenerata VI), është duke u zhvilluar trajnimi nga moduli: “Kodi i procedurës penale”, nën moduli: “I pandehuri në procedurën penale”.

Temat që do të trajtohen janë: a) I pandehuri në procedurën penale; b) dallimet mes të pandehurit dhe të dyshuarit; c) rastet kur nuk mund të zhvillohet procedura pa të pandehurin në procedurë; d) marrja në pyetje e të pandehurit; e) mungesa e tij në seanca dhe pasojat juridike etj.

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :