Vesti i događaji - Arhiva

15-03-2011

Tryezë pune civile: Mbrojtja nga dhuna në familje

 

Më 15 mars 2011,  IGJK organizoi tryezën e punës me temë “Mbrojtja nga dhuna në familje”. Çështjet të cilat u shtjelluan gjatë punës së kësaj tryeze u përqendruan në shpjegimin e masave për mbrojtjen kundër dhunës në familje sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje (LMDHF), Procedura për mbrojtjen nga dhuna në familje si dhe vendimet gjyqësore me të cilat caktohen këto masa.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte ngritja e nivelit të aplikimit efikas dhe adekuat të masave për mbrojtjen kundër  dhunës në familje.

Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se gjyqtarët pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje që:Të dallojnë rolin e masave mbrojtëse sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje (LMDHF).

Të  zbatojnë masat mbrojtëse sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje .

Të dallojnë karakteristikat dhe llojet e masave mbrojtëse sipas LMDHF.

Të dallojnë organet kompetente për shqiptimin e masave mbrojtëse

Të hartojnë aktvendimet lidhur me Urdhrin për mbrojtje, Aktvendimin për Urdhrin për mbrojtje emergjente si dhe Aktvendimin e përkohshëm të Urdhrit për mbrojtje emergjente.

Të  zbatojnë aktvendimet lidhur me masat mbrojtëse të përcaktuara me LMDHF.

Të përmirësojnë bashkëpunimin në mes gjykatave, Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK-së) dhe Qendrave për Punë Sociale (QPS) në lëmin e mbrojtjes efikase nga dhuna në familje. Të unifikojnë praktikën  gjyqësore në lëmin e masave mbrojtëse për mbrojtje nga dhuna në familje që zbatohet nëpër gjykata të regjioneve të ndryshme në Kosovë.

Pjesmarrës ishin gjyqtarët, bashkepuntor profeisonal nga të gjhitha regjionet e Kosovës si dhe Përfaqesues nga Ministria e Drejtesise dhe  zyrëtarë nga SHPK.

 

 

 

Objavi :