Vesti i događaji - Arhiva

28-02-2011

Trajnim për Trajnues: “E Drejta Penale e Bashkimit Evropian”

 

Nga 28 shkurti deri më 02 mars 2011 IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit (Legal Education System Reform) organizoi seminarin treditor të specializuar për trajnuesit gjyqësor të IGJK-së. Temat e trajnimit ishin: E Drejta Penale e BE-së, instrumentet relevante të së Drejtës Penale të BE-së, Urdhër Arresti Evropian, çështjet procedurale dhe ndihma reciproke në çështjet penale.

Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se pjesëmarrësit pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje:

·Të zbërthejnë rolin dhe rëndësinë e instrumenteve relevante të së Drejtës Penale të BE-së,

·Të shpjegojnë rolin e Urdhër Arrestit Evropian,

·Të identifikojnë parakushtet dhe çështjet procedurale lidhur me Urdhër Arrestin Evropian,

·Të hartojnë Urdhrin Evropian për Dëshmi dhe të dijnë të plotësojnë formularin e këtij urdhëri,

·Të hartojnë Urdhrin Evropian për Ngrirje dhe Konfiskim,

·Të zbatojnë ndihmën juridike ndërkombëtare në fushën e çështjeve penale.

Përfitues të këtij seminari ishin trajnuesit e IGJK-së të cilët në të ardhmen do të çertifikohen si trajnues nga e Drejta e BE-së (gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë).

 

Objavi :