Më 13 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) nё bashkëpunim me UNHCR, është duke realizuar trajnimin me temë “Zbatimi i Ligjit për Azilin në Republikën e Kosovës”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Karakteristikat e Ligjit për Azilin të Kosovës; Raporti i këtij ligji me Konventën Ndërkombëtare për Azilin; Zbatimi i dispozitave të ligjit në fjalë me rastin e vendosjes për azilin; Roli i palëve në procedurën e azilit që zhvillohet në Republikën e Kosovës.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit, zyrtarë të Dep. të Policisë Kufitare, DSHAM-MPB (Divizioni për kthim dhe përfaqësues nga Qendra e Mbajtjes për të huaj) si dhe MPJ, zyrtarë të UNHCR-it, IOM-it dhe shoqërisë civile (KRTC dhe CRPK) dhe të tjerë.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
13-05-2019