Vesti i događaji - Arhiva

23-05-2019

E drejta Administrative

Më datë 23 dhe 24 Maj 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata VII), do të zhvillohen dy (2) sesione nga moduli: E drejta civile, administrative dhe ekonomike, nën moduli: “E drejta Administrative”.

Temat që po trajtohen janë: Padia në konfliktin administrativ, procedura paraprake në konfliktin administrativ, seanca e shqyrtimit kryesor në konfliktin administrativ, aktgjykimi në procedurën administrative, mjetet juridike në konfliktet administrative etj.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :