Vesti i događaji - Arhiva

13-05-2011

Seminar “Hartëzimi Vlerësimi dhe Zhvillimi i Sistemit të Mbrojtes së Femijeve në Kosovë“

 

Më 1 deri 4 mars 2011, në Durrës të Shqipërisë, në mbështetje UNICEF-i zyra në Kosovë, në bashkëpunim me De Legibus Consulting, Law Firm. është organizuar një seminar me temë Hartëzimi, Vlerësimin dhe Zhvillimi i Sistemit të Mbrojtes së Femijeve në Kosovë.

 

Qëllimi kryesor ishte që të plotësohet instrumenti i ashtuquajtur toolcit i cili ishte i përkthyer në gjuhën shqipe dhe përmbante të dhëna të detajuara dhe të rëndesishme për mbrojtjen e fëmijeve. Puna e këtij seminari është organizuar në grupe punues për plotësimin e instrumenteve të ndara në katër nën-komitete sipas natyrës dhe lidhshmërise së funksioneve të instituticioneve përkatese.

Ky seminar u përcjellë nga një numër i lartë i përfaqësuesve te të gjitha institucioneve të vendit, organizatave joqeveritare që merreshin me të drejtat, mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijeve në Kosovë.

 Me ftesë nga UNICEF, një përfaques nga IGJK (Udhëheqësja e PVAL) morri pjesë në këtë seminar me qëllim të dhënies së kontributit në mbështetje të projektit.

 

Objavi :