Vesti i događaji - Arhiva

18-11-2011

Tryeze diskutimesh Tema: Lufta Kundër Krimit Kibernetik

 

Tryeze diskutimesh

Tema: Lufta Kundër Krimit Kibernetik

Më 19 nëntor 2011, IGJK në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës ka mbajtur tryezën e diskutimeve me temë “Lufta Kundër Krimit Kibernetik”.

Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte diskutimi i problemeve që shfaqen në praktikë gjatë procedimit të transaksioneve financiar,veçoritë e kartelave bankare, siguria e kartelave, mashtrimet/keqpërdorimet në pikat shitëse,POS mashtrimi, keqpërdorimet përmes interneti,humbjet nga keqpërdorimi – procesi i ankesave dhe detyrimet financiare.

Objektivat e këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit në të ardhmen të janë gjendje që të:

•  identifikojnë fushat ku paraqitet krimi kibernetik;
•  dallojnë format dhe mënyrën e kryerjes së krimit kibernetik;
•  aplikojnë format bashkëkohore të zbulimit të krimit kibernetik;
•  identifikojnë format dhe mënyrat se si mund të bëhet parandalimi i krimit kibernetik
•  thellojnë njohuritë lidhur me institucionet që merren me luftimin e krimit kibernetik.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, zyrtarë ligjorë nga Bankat që veprojnë në Kosovë si dhe Policia e Kosovës. 

 

Objavi :