Vesti i događaji - Arhiva

01-02-2013

PVAL “Kompetenca e gjykatave në kuptim të Ligjit për Gjykatat”

 

Më 01 shkurt 2013, IGJK ka mbajtur tryezën e diskutimeve me temë “Kompetenca e gjykatave në kuptim të Ligjit për Gjykatat”. 

Gjatë kësaj tryeze u trajtuan temat si; kompetenca e gjykatës themelore, gjykatës së apelit dhe gjykatës supreme. Po ashtu u diskutua lidhur me dilemat që po hasin gjyqtarët pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Gjykatat dhe vështirësitë sa i përket aplikimit të tij rreth kompetencave ndërmjet departamenteve të gjykatave themelore. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga departamenti i përgjithshëm dhe departamenti për krime të rënda, i gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit.

 

 

 

Objavi :