Vesti i događaji - Arhiva

10-11-2010

Seminar:Civile Detyrimi Ligjor për Ushqim

Më 10 nëntor 2010 IGJK organizoi seminarin me temë “Detyrimi Ligjor për Ushqim”. Fokusimi në këtë seminar ishte në shtjellimin e temave si: detyrimin ligjor për ushqim, bazën ligjore dhe kompetencën lëndore lidhur me këtë detyrim, ushqimin e bashkëshortëve, fëmijëve, prindërve dhe personave të tjerë në gjini si dhe  kushtet me ndikim për lartësinë e ushqimit.

Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se gjyqtarët pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje:

Të identifikojnë dhe shpjegojnë bazën ligjore për caktimin e detyrimit ligjor për ushqim, Të dallojnë dhe shpjegojnë kompetencën lëndore të gjykatës në kontestet për ushqim, Të zbatojnë kushtet me ndikim për caktimin e lartësisë së ushqimit,

Të dallojnë specifikat e detyrimit të ushqimisë nga detyrimet tjera,

Ti vlerësojnë veçoritë dhe specifikat e llojeve të ushqimisë sipas Ligjit për Familjen i Kosovës (LFK),

Të identifikojnë dhe zbatojnë drejtë mënyrën e caktimit të detyrimit të ushqimisë  dhe shuarjen e të drejtës se ushqimisë. 

Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e gjykatave të qarkut dhe atyre komunale nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Objavi :