Vesti i događaji - Arhiva

02-02-2013

PTA Trajnim për Kodin e Procedurës Penale të Kosovës

 

Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me strukturën dhe risitë e Kodit të Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi me 01 janar 2013.

Gjatë trajnimit u diskutua lidhur me parimet e përgjithshme dhe kompetencat e gjykatave, fillimin e hetimeve dhe procedurën penale deri në ngritjen e aktakuzës, aktakuzën dhe shqyrtimin e sajë, shqyrtimin gjyqësor dhe mjetet juridike. Për të gjitha këto institute trajtimi u bë në kontestin e  ndryshimeve, plotësimeve dhe krahasimi i tyre me dispozitat e mëparshme.

Përfitues të këtij trajnimi ishin 118 gjyqtarë, prokurorë, avokatë, doganierë dhe zyrtarë policorë nga regjioni i Prishtinës. 

 

 

 

Objavi :