Vesti i događaji - Arhiva

01-04-2009

Tryezë diskutimesh-penale: Trafikimi me qenie njerëzore - IGJK + Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve

 

Më datë 31 mars dhe 1 prill 2009 Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve dhe Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, realizoj një trajnim dy ditorë, me temë “Trafikimi me Njerëz”.

Gjatë kësaj tryeze pune u diskutua për disa raste që përfshijnë skllavërinë e dhunshme, dhe trafikimin për shkaqe seksuale që nga faza e fillestare e hetimit e deri në përfundim të gjykimit. Qëllimi i kësaj tryeze është që të ofrojë një shqyrtim dhe kontribut thelbësor në mes marrëdhënies polic-prokurorë, teknikat e ndryshme të hetimit, përfshirë këtu edhe përdorimin e informatorëve në mënyrë të besueshme, dëshmitarëve bashkëpunëtorë etj. Rendësi te veçantë iu kushtua bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe luftimin e këtij krimi si dhe qasjes se drejtë në rehabilitimin e viktimave të trafikuara.

Përfitues të trajnimit ishin: gjyqtarë, prokurorë dhe pjesëtar të policisë së Kosovës.

 

Objavi :