Vesti i događaji - Arhiva

17-12-2008

Seminar: Ndalimi i torturës, neni 3 i KEDNJ

Më 17 dhjetor 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoj seminarin me temë Ndalimi i torturës sipas nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

Gjatë seminarit fillimisht, u prezantua historiku i krijimit të Këshillit të Evropës dhe strukturës  së tij organizative, si dhe u paraqit një pasqyrim i përgjithshëm për nenin 3 dhe qëllimin e tij. Mandej u shqyrtua çështja e ndëshkimit ç’njerëzor ose poshtërues në qendrat e paraburgimit, efekti i ekstradimeve dhe dëbimeve në raport me drejtën e jetës dhe trajtimeve ç’njerëzore apo degraduese, si dhe u diskutuan raste të ndryshme nga praktika e Gjykatës së Strasburgut. Përfitues të këtij seminari ishin: gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional të disa regjioneve të Kosovës.  


Objavi :