Vesti i događaji - Arhiva

26-02-2013

Menaxhimi i Gjykatave

 

Qëllimi i realizimit të kësaj tryeze ishte që të identifikohen sfidat, problemet, shqetësimet dhe vështirësitë që kryetarët e gjykatave, gjyqtarët mbikëqyrës dhe administratorët e gjykatave hasin gjatë punës së tyre, veçanërisht tani meqë sistemi gjyqësor po kalon në fazën e reformimit me hyrjen në fuqi të Ligjit mbi Gjykatat dhe ligjeve të tjera bazike.

Trajnimi kishte në fokus çështjet si: roli i liderit në transformimin e gjykatave, mbikëqyrjen e planifikuar, udhëheqjen e përgjegjshme, mbikëqyrjen e  segmentit të prokurimit, menaxhimin me resurset njerëzore, shqetësimet e personelit, si dhe vlerësimin e nevojave të trajnimeve për gjyqtarë dhe për personelin e gjykatave.

Gjatë tryezës po ashtu u diskutuan shqetësimet të cilat po e pengojnë punën e gjyqtarëve, pengesat gjatë menaxhimit të gjykatave, kushtet e punës së gjyqtarëve, mungesa e zyrave, mungesa e sallave të gjykimit etj.

Përfitues të tryezës ishin kryetarët e gjykatave, gjyqtarët mbikëqyrës, referent të lartë, administrator dhe ndihmës administrator të gjykatave. 

 

Objavi :