Me 24 mars 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta civile ” me trajnues z. Shukri Sylejmani gjyqtar në gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues është duke u shtjelluar: Modifikimi dhe ndarja e punëve juridike-kushti dhe afati, punët juridike formale dhe jo formale, punët juridike midis të gjallëve dhe në rast vdekjeje si dhe punët juridike të njëanshme dhe të dyanshme.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me metodën e bashkëbisedimit si dhe rasteve praktike.
Trajnimi u realizua në objektin e Akademisë në përjashtim dy pjesëmarrësve të cilëve janë duke ndjekur trajnimin përmes platformës “ZOOM” (në kohë reale), për shkaqe të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 23 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
24-03-2021