Më 30-31 maj 2013, IGJK në bashkëpunim me Institutin Evropian për Administratë Publike/Qendra Evropiane për Gjyqtarë dhe Avokat-EIPA, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Luksemburgut dhe Shkolla e Magjistraturës e Republikës së në Shqipërisë, organizuan seminarin dy ditor me temë: “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale në Bashkimin Evropian”i cili u mbajt në Tiranë.
Qëllimi i këtij seminari ishte intensifikimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale në Bashkimin Evropian, njohja e vendimeve penale të huaja në bazë të Konventës Evropiane për vlefshmërinë ndërkombëtare të vendimeve penale si dhe informimi mbi zhvillimet e fundit të politikave të BE-së në këtë fushë.
Gjatë këtij seminari u diskutua për procesin e tranzicionit gradual nga regjimi klasik i ndërsjellë i ndihmës juridike (MLA) drejt instrumenteve të njohjes reciproke (MR) dhe zhvillimet e fundit në legjislacionin dhe praktikën gjyqësore, çështjet ndër-kufitare, transmetimi mbledhja dhe pranueshmëria e provave.
Sesione të veçanta iu dedikuan Urdhrit Evropian për Ngrirje, Urdhrit Evropian të Provave dhe Urdhrit Evropian të Hetimeve, organet e BE-së, agjencitë dhe rrjetet (EUROPOL, EUROJUST, EJN), në mbështetje të bashkëpunimit në çështjet penale dhe se si ato ndërveprojnë me strukturat e tjera rajonale dhe kombëtare gjyqësore.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Apelit dhe Themelore të Kosovës si dhe gjyqtare e prokurorë nga Shqipëria.
31-05-2013