Vesti i događaji - Arhiva

25-05-2021

Nën moduli – E drejta administrative, sesioni i dytë, tema- “Fillimi i procedimit administrativ”

Më 24 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Apelit.

Në kuadër të sesioni të kësaj teme janë duke u trajtuar: Fillimi i procedimit nga organi i administratës publike, subjekti i procedurës, zotësia dhe përfaqësimi ligjorë, përfaqësuesi i autorizuar dhe i përbashkët, zotësia për të qenë përfaqësues, kryerja e veprimeve procedurale  dhe dorëzimi i kërkesave.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar përmes rasteve praktike si dhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :