Vesti i događaji - Arhiva

17-03-2013

Grupi punues për identifikimin e risive të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës

 

Trajnimet e organizuara nga IGJK në muajt e parë të vitit 2013, janë realizuar me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe kishin për qëllim njoftimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me risitë e KPPK si dhe identifikimin e problemeve praktike me rastin e zbatimit të KPPK. Ndërsa tani IGJK ka hyrë në fazën e përgatitjes së rekomandimeve konkrete për zbatimin e dispozitave të cilat janë identifikuara si të reja dhe ndryshojnë jo pak nga dispozitat e ish Kodit të Procedurës Penale. 

Në kuadër të aktiviteteve të veta, IGJK në bashkëpunim dhe mbështetje të drejtpërdrejt nga Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurori i Shtetit kanë organizuar disa takime me grupin punues për identifikimin e risive të KPPK. Takimi i radhës është mbajtur më 16-17 mars 2013, ku anëtarët e grupit punues prezantuan risitë e KPPK sipas kapitujve të cilët iu ishin caktuar në takimet paraprake. Përveç risive të KKPK u prezantuan edhe rekomandimet për zbatimin e këtyre dispozitave dhe u zhvilluan diskutime lidhur me rekomandimet e propozuara. 

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin anëtarët e grupit punues nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, profesor nga Fakulteti Juridik i UP-së, zyrtarë nga IGJK dhe KPK si dhe gjyqtarë e prokurorë të EULEX-it.

 

Objavi :