Më 18 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Dispozitat e përgjithshme, parimet, kompetenca dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale” me trajnues z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar këto nën tema: Mënyrat dhe kushtet e kontrollit, parimi i kontradiktoritetit, apo i kundërshtimit të palëve dhe parimi i ndjekjes së veprave penale sipas detyrës zyrtare (ex officio).
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM”.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
18-10-2021