Vesti i događaji - Arhiva

19-10-2021

Nën moduli – Dispozitat e përgjithshme parimet kompetenca dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale, sesioni i dytë, tema - “ Kompetencat e gjykatës dhe përjashtimi i gjyqtarëve ”

Më 19 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i Procedurës Penale-Dispozitat e përgjithshme parimet kompetencat dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale ” me trajnues z. Hashim Qollakaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni të dytë temat që po trajtohen janë: Kompetencat e gjykatës në hetimin paraprak sipas kodit të procedurës penale, ankesat që i shqyrton gjykata e apelit dhe përjashtimi i gjyqtarëve. Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :