Vesti i događaji - Arhiva

22-10-2021

Nën moduli –“Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale ” tema- Dëshmitarët bashkëpunues, sesioni i tretë

Më 22 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u  realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special.

Në kuadër të realizimit të këtij sesion trajnues po trajtohen: Procedura e shpalljes së dëshmitarit bashkëpunues, revokimi i shpalljes së dëshmitarit bashkëpunues, mbrojtja e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve, urdhri për masat mbrojtëse, urdhri për masat mbrojtëse (procedura), urdhri për anonimitet prej të pandehurit, forma e urdhrit për anonimitet dhe ndalimi i ushtrimit të pyetjeve që mundë ta zbulojnë identitetin.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Objavi :