Më 10 dhjetor, Akademia e Drejtësisë në kuadër të aktiviteteve për profesionet e lira, me kërkesën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në mbështetje të GIZ-it, është duke realizuar trajnimin me temë: “E Drejta Sendore- Çështjet pronësore”, me trajnues z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Suprem dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri nga çështjet si Pronësia sipas Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridiko Pronësore dhe Ligjit për Pronësinë dhe te Drejtat Tjera Sendore dhe mënyra e fitimit të pronësisë, dhe mbrojtja civile e të Drejtave Pronësore
Me theks të veçantë po trajtohen pushimi i të drejtave pronësore dhe servitutet.
Metodologjia e këtij trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar me anë të metodës së bashkëbisedimit dhe me raste praktike duke qen se kjo temë përkon me punën e zyrtarëve të këtij agjencioni, pjesëmarrësit patën rastin të trajtojnë sfidat e tyre në kuadër të rasteve të temës përkatëse si dhe dilemave të cilat i hasin në punën e tyre.
Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike, ku me qëllim të mbrojtës nga përhapja e virusit, COVID-19 janë marrë të gjitha masat preventive.
Përfitues në këtë trajnim janë 11 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet, ku dy prej tyre janë nga komuniteti serb.
10-12-2021