Më datë 17-18 mars 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me JUFREX – Projektin e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës janë duke e realizuar Tryezën me temë “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave”.
Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë znj. Flutura Kusari, eksperte, znj. Frosina Sylejmani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, z. Dren Rogova, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe z. Kreshnik Gashi, gazetar.
Tryeza ka për qëllim të rrisë kapacitetin e profesionisteve ligjore për të zbatuar standardet evropiane dhe ndërkombëtare ne fushën e lirisë së shprehjes.
Gjatë dy ditëve të tryezës do të trajtohen parimet bazë të lirisë së shprehjes dhe kushtet për kufizimin e saj - zbatimi i testit tre hapësh, shpifja dhe mbrojtja e reputacionit, siguria e gazetarëve, regjistrimi dhe dokumentimi i kërcënimeve ndaj gazetarëve, standardet e GjEDNj – së në mbrojtjen e gazetarëve.
Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të Tryezës janë: Gjyqtarë, prokurorët dhe avokatë nga Regjioni i Gjilanit dhe Regjioni i Ferizajt.
17-03-2022