Vesti i događaji - Arhiva

13-04-2022

Punëtori për përmirësimin e praktikës gjyqësore ndërmjet prokurorëve dhe gjyqtarëve 

Me datë 13-14 prill 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane OPDAT është duke realizuar Punëtorinë dy ditore për përmirësimin e praktikës gjyqësore ndërmjet prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Trajnuesi i angazhuar në këtë trajnim është z. Michael Grant, Këshilltar Ligjor i Përhershëm nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Temat që do të trajtohen gjatë këtij trajnimi janë: Hartimi i aktakuzës, masat e fshehta dhe vendimi për fillimin e hetimit kur të pandehurit janë të njohur/të panjohur, sigurimi i provave nga platformat e komunikimit – Përgjimi i komunikimeve apo ekzaminimi i pajisjeve elektronike, hetimi financiar dhe pastrimi i parave, krimi i organizuar përballë bashkëkryerjes, ndihma dhe bashkimi kriminal, urdhrat e konfiskimit, si dhe tema të natyrës së ngjashme.

Qëllimi i kësaj punëtorie është  që gjyqtarët dhe prokurorët të diskutojnë pikëpamjet e tyre për përmirësimin dhe harmonizimin e praktikës gjyqësore për çështjet e lartpërmendura. 

Pjesëmarrës në këtë punëtori janë: Gjyqtarët e Gjykatës Themelore – Departamenti Special, Prokurorë të Prokurorisë Speciale dhe prokurorive Themelore.

Objavi :